Insajderi
Lajme

E dhimbshme: Gjendet pa shenja jete personi i zhdukur nga fshati Siqevë

Insajderi
20 January 2026 - 11:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E dhimbshme: Gjendet pa shenja jete personi i zhdukur nga fshati Siqevë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në komunën e Klinës. Një person nga fshati Siqevë i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët para dy ditësh, është gjetur sot pa shenja jete.

Viktima i cili ishte nga komuna e Malishevë kishte humbur kontaktet me familjen që nga momenti kur rasti ishte raportuar në Policinë e Kosovës.

Burime të Insajderit bëjnë të ditur se i njëjti është gjetur sot pa shenja jete.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e vdekjes, ndërsa pritet që trupi të dërgohet për obduksion.

Insajderi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për rastin, por deri tani nuk ka marrë përgjigje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark