×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    E dhimbshme: Gruaja që u vra nga burri në Pejë kishte tre fëmijë me të

    Insajderi
    16 April 2024 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një vrasje e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Pejës, në mëngjesin e hershëm te së martës. Burri e ka vrarë gruan e tij në banesën e tyre.

    Siç mëson Insajderi çifti kanë tre fëmijë nga kjo martesë.

    Detaje shtesë për Insajderin ka dhënë zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikqi i cili tha se i dyshuari është dërguar në stacion policor dhe i është konfiskuar armë.

    Ndërkohë, janë duke pritur Institutin e Mjekësisë Ligjore për ta tërhequr trupin e viktimës.

    Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark