×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “E di Sllavko”, “Zdravo banda”- Abazi e godet VV-në me fotografi të printuara

    Insajderi
    14 September 2023 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti Haki Abazi, ka thënë se pozita e hapi debatin në Kuvend, me ‘suksesin e Lojërave Mesdhetare’ ndërkohë që nuk bëri zë kur ‘shokët i erdhën në Kuvend’ – duke iu referuar Listës Serbe, e cila sic u raportua, erdhi në Kuvend vetëm sa për të mos e humbur mandatin dhe doli prej sallës menjëherë.

    “Shumë kisha dashtë me thanë fillim të mbarë, kur del partia në pozitë dhe flet për Lojërat Mesdhetare që kanë me u mbajtë në vitin 2030, është tuj dashtë me humbë vëmendjen prej Radojçiqit”, tha Abazi, përcjell Periskopi.

    “Ka kësi, ka edhe qesi”, tha Abazi, teksa ngriti duart me fotot e aferës ‘Zdravo’.

    “Ka edhe Radojçiq edhe koordinim me ata shokët e juaj që erdhën këtu e nuk guxoni më bë zë. Edhe e paguani rrymën si ata që kanë qenë në pushtet qe 20 vjet. Jeni të njëjtit që ia vazhdoni mandatin e EULEX-it për me i bastis shtëpitë e veteranëve të UÇK-së, vetë i keni rrotullu makinat e EULX-it. Është një listë e gjatë e gjërave që jo Mesdheu, po as Oqeani nuk mundet me i mbulu”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark