Në 40 kampionatet kryesorë në Europë, të drejtat e transmetimit shiten dhe shpërndahen nëpërmjet klubeve pjesëmarrëse. Nuk ka një marrëveshje nëpërmjet ligave sesi këto të ardhura do të shpërndahen, por në lidhje me këtë janë listuar tri kategori.
Një shpërndarje në mënyrë të barabartë, një shpërndarje në mënyrë proporcionale sipas meritave sportive dhe një shpërndarje në bazë të kritereve të tjera si numri i ndeshjeve të transmetuara të një klubi gjatë 5 viteve të fundit apo madhësia e tifozërisë së klubit. Në Qipro, Greqi, Portugali, Serbi dhe Ukrainë, të drejtat e transmetimit vazhdojnë të shiten individualisht nga klubet vetë ose nga ligat, megjithatë ka disa përjashtime individuale për klubet.
SHQIPËRIA- Më konkretisht në Shqipëri, ku e drejta televizive është shitur nga FSHF-ja verën që kaloi, në editorialin e UEFA-s është publikuar skema e ndarjes së të ardhurave nga e drejta televizive. 50% e shumës së arkëtuar iu ndahet klubeve në mënyrë të barabartë. 39% shpërndahet në mënyrë proprocionale në bazë të meritave sportive, ku merret parasysh renditja e sezonit paraardhës dhe 11% e shumës në total ndahet në bazë të kritereve si: shitja e biletave, audienca e klubit dhe numri i tifozëve.