Trajneri i ri i Dritës, Akis Vavalis është ndarë i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij. Vavalis është shprehur i lumtur me rezervistët, sidomos me Ardit Tahirin.
“Unë jam shumë i lumtur për fitoren dhe i lumtur me paraqitje e lojtarëve të mi. Te Ferizaji ka ndikuar karton i kuq, unë jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të mi, sidomos me rezervistët.
Unë pas ndeshjes i thash Tahirit se ishte çelësi i fitores. Në ndeshjen e radhës me Llapin ne shkojmë për një tre pikësh dhe me pas mendojmë për Ballkanin”, tha Vavalis.