Në Evropë nuk do të kishte shkuar kështu, por ne nuk jemi mësuar me disa skena apokaliptike që, në Japoni, janë në rendin e ditës.
Deri në atë pikë sa një ndeshje e Kategorisë së Tretë japoneze përfundoi rregullisht, pavarësisht nga fakti se disa kilometra larg vullkani fillimisht filloi të nxirrte tymo dhe më pas llavë.
Asnjë hezitim mes të pranishmëve: Tifozët në stadium vazhduan të patundur të mbështesin skuadrat e tyre, ndërsa lojtarët dhe arbitri u rreshtuan në fushë sikur të mos kishte ndodhur asgjë, duke nisur ndeshjen.
Ngjarja e pabesueshme ndodhi në ishullin japonez Kyūshū, kur vullkani Sakurajima filloi të nxjerrë tym dhe më pas filloi të shpërthejë, shkruan Telesport.
Gjithçka u parapri nga shpërthimi klasik, i cili u ndje edhe në stadiumin Shiranami, që ndodhet vetëm 22 kilometra larg malit nga i cili u ngrit menjëherë një kolonë e madhe tymi, e ndjekur nga të tjera, që ishte korniza e ndeshjes.
Në fushë ishin Kagoshima United dhe Sagamihara, skuadra që i përkisnin Kategorisë së Tretë Japoneze, që nuk kanë ngurruar aspak përpara një spektakli të natyrës sa magjepsës aq edhe i rrezikshëm.
E konsideruar si e tillë vetëm për ne perëndimorët, me sa duket, sepse në Japoni, një vend vullkanesh, është një skenar aq i zakonshëm sa pothuajse nuk vërehet më. E lëre më të ndërpritet një ndeshje, e planifikuar rregullisht (përfundoi me fitoren e miqve të Sagamiharës 1-0).