×
  • Lajme
  • Lajme

    E FUNDIT/ Deputeti i Vetëvendosjes nuk e përjashton mundësinë e largimit nga kjo parti

    Insajderi
    26 September 2022 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fatmir Humolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk e ka përjashtuar asnjë mundësi që ai të largohet nga partia që është në pushtet dhe grupi parlamentar i kësaj partie.

    Ai në një prononcim i ka dhënë disa afate qeverisë dhe subjektit politik në të cilin është aktualisht, në të kundërtën do të dal nga Lëvizja Vetëvendosje.

    “Po unë pres që kjo qeveri t`i bëjë 24 muaj pastaj shohim…. në rast se nuk ka zhvillim të Kosovës unë edhe mund të largohem’, ka thënë ai ndër të tjara për Blic.

    Ai trefon se momentalisht nuk e ka ndërmend të bëjë ndonjë lëvizje vetëm nëse “diçka e madhe ndodhë”

    “Unë kam treguar se pa u bërë 24 muaj kjo qeveri nuk ka mundësi të jap dorëheqje, vetëm nëse bëhet ndonjë e keqe e madhe, atëherë unë do të vazhdoj rrugën time”, tha Fatmir Humolli.

    Ai nuk e ka përjashtuar në asnjë moment lëvizjet e tij, por nuk ka treguar nëse do t`i bashkohet ndonjë subjekti politik apo do të qëndroj i pavarur.

    “Po, unë në politikë s`kam hy për hatër të kurrkujt, por kam hyrë për interesa të vendimit tim. Nëse lëvizi, nuk kam vendos se a do tët rrij i pavarur apo diku tjetër’, tha ai.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli po ashtu i kishte dalur në krahë SBASHK-ut duke thënë se punëtorët e arsimit kanë bërë kërkesa të arsyeshme dhe se qeveria e ka për obligim që të angazhohet në gjetjen e zgjidhjes për të tejkaluar situatën.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark