Sulmuesi Vedat Muriqi mund të largohet nga Mallorca në afatin kalimtar të janarit. Sulmuesi “dardan” e kaloi një vit të jashtëzakonshëm në klubin ishullor duke bërë që klubet e njohura evropiane të interesohen për shërbimet e tij.
Në ditët e fundit u spekulua për interesimin e dy skuadrave madrilene, Real dhe Atletico, për shërbimet e 28-vjeçarit.
Ndërsa tash thuhet se përfaqësuesin e Kosovës e duan edhe në ligën më të fortë të futbollit në botë – në Premierligë. Sipas medieve spanjolle, dy klubet e fundit që kanë shprehur interesim për ish-futbollistin e Rizesporit, Fenerbahçes e Lazios, janë Aston Villa dhe Evertoni.