×
  • Lajme
  • Insajderi

    E FUNDIT/ Nis sekuestrimi i disa villave në Brezovicë, Insajderi sjell detajet

    Insajderi
    11 October 2022 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore e Ferizajt ka nisur një aksion që ndërlidhet me rastin e njohur si “Brezovica”.

    Ky operacion i sekuestrimit të objekteve është duke e zhvilluar në Brezovicë.

    Gazeta Insajderi e ka konfirmuar aksionin nga burime të sigurta.

    Deri më tani që nga fillimi në rastin “Brezovica” janë arrestuar mbi 30 persona. “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, “Dhënie e ryshfetit”, “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”- janë këto veprat penale, për të cilat po hetohen biznesmenë e zyrtarë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

    Në aksionin e fundit që ishte zhvilluar para disa ditësh prokurori i rastit, Rasim Maloku kishte thënë për Insajderin se janë rreth 30 të arrestuar, 18 nga ta ndodhën në paraburgim, tre në arrest shtëpiak e disa të tjerë me masa më të buta.

    “Është ngritur një aktakuzë për 11 të pandehurit – tre nga ta janë zyrtarë kurse 8 janë investues në zonën e parkut kombëtarë Sharri në Brezovicë. Janë nën hetim dhe 70 të pandehur të ndarë në dy lëndë. Mbi 30 persona te arrestuar-  18 paraburgim 3 në arrest shtëpiak dhe disa me masa me te buta e dita mbrohen në liri. Pra varësisht nga rrezikshmëria se sa e pengojnë hetimet apo mund të arratisen”, kishte thënë Maloku për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark