×
  • Sport
  • Sport

    E FUNDIT: Po hetohet për dhunë – Kombëtarja e Brazilit përjashton yllin e United

    Insajderi
    05 September 2023 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sulmuesi i Manchester United, Antony Matheus dos Santos, është përjashtuar nga kombëtarja e Brazilit për kualifikueset e ardhshme të Kupës së Botës, pas akuzave të ish të dashurës së tij për dhunë.

    Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) tha në një deklaratë se Antony ishte përjashtuar për të “ruajtur viktimën e supozuar, lojtarin, ekipin brazilian dhe vetë CBF”.

    Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus do të zëvendësojë Antony-n në ekipin kombëtar për ndeshjet kundër Bolivisë më 8 shtator dhe kundër Perusë më 12 shtator.

    23-vjeçari mohoi të ketë sulmuar fizikisht ish-të dashurën e tij Gabriela Cavallin, duke u shprehur se ai ishte “viktimë e akuzave të rreme. Provat e prodhuara tashmë dhe ato që do të prodhohen do të vërtetojnë që unë jam i pafajshëm“, siguroi futbollisti për mediet.

    Reagimi i lojtarit erdhi pasi shtypi brazilian publikoi mesazhe në “WhatsApp” mes Antony dhe Cavallin në të cilat lojtari dyshohet se kërcënonte ish-partneren e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark