×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    E fundit/ Rusia zotohet do të mbajë armëpushime çdo ditë

    Insajderi
    10 March 2022 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia thotë se do të mbajë armëpushime çdo ditë, shkruan Skynews.

     Ministria ruse e mbrojtjes ka pohuar se do të hapë korridoret humanitare në orën 10 të mëngjesit me orën e Moskës (07:00 GMT) çdo ditë, sipas agjencisë së lajmeve Interfax. Korridoret do të lejojnë që civilët ukrainas në qytetet e rrethuara të largohen  nga zona e luftës.

    Nuk është ende e qartë se në cilën zonë propozon Rusia që të ndodhnin këto armëpushime.

    Më herët gjatë konfliktit, Ukraina hodhi poshtë një ofertë të ngjashme pasi këto rrugë evakuimi çonin kryesisht në Bjellorusi dhe rajone të kontrolluara nga Rusia.

    Megjithatë, korridoret humanitare janë mbajtur në disa pjesë të Ukrainës, me ministrinë e brendshme të vendit që thotë se 400,000 njerëz janë larguar nga zonat e konfliktit deri më tani.

    Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëron se furnizimet me ushqim dhe ujë në Mariupolin e rrethuar janë duke u pakësuar.

    Zyrtarët ukrainas thonë se 1207 trupa janë mbledhur nga rrugët ditët e fundit dhe se sulmet po vazhdojnë në qytetin port.

    Gjysma e popullsisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, ka ikur që nga fillimi i pushtimit, thotë kryebashkiaku i saj

    Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se qeveria mund të marrë përsipër asetet e kompanive të huaja që tërhiqen nga Rusia dhe u tha rusëve “nuk ka asgjë që ne nuk mund të zgjidhim” përballë sanksioneve perëndimore.

    Ukraina do të dominojë samitin e BE-së që po zhvillohet në Versajë, ku vendet anëtare do të diskutojnë shtimin e sanksioneve dhe largimin nga varësia nga energjia ruse.

    Pak përparim u arrit gjatë bisedimeve të paqes midis ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës në Turqi këtë mëngjes.

    Në MB, qeveria ka vendosur sanksione financiare ndaj pronarit të klubit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich . Pasuritë e tij – ku përfshihet edhe klubi – janë ngrirë, por skuadra do të mund të vazhdojë të luajë nën një licencë të veçantë./abcnews.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark