Klubi i Borussia Dortmund ka konfirmuar se Sebastien Haller ka lëshuar kampin stërvitor për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Sipas njoftimit të klubit, Haller u kthye në Dortmund për trajtim, ku gjatë ekzaminimeve u zbulua një tumor testikular, transmeton Insajderi.
Reagimi i plotë i klubit: “Sulmuesi i Borussia Dortmund, Sebastien Haller, duhej të largohej nga kampi stërvitor i BVB në Bad Ragaz, Zvicër, herët për shkak të gjendjes shëndetësore.
“28-vjeçari ndërkombëtar nga Bregu i Fildishtë u ankua se nuk ishte mirë pas stërvitjes të hënën në mëngjes.
“Gjatë ekzaminimeve intensive mjekësore më në fund gjatë ditës u zbulua një tumor në testikuj.
Deklarata vazhdon: “Borussia Dortmund kërkon që të respektohet privatësia e lojtarit dhe familjes së tij dhe të mos bëhen pyetje.
“Sapo të kemi informacione të mëtejshme, do t’ju informojmë në konsultim me lojtarin” – thuhej në njoftimin e klubit.