×
  • Sport
  • Sport

    E FUNDIT: U spekulua për transferimin ‘historik’ të qendrës kroate te KB Trepça, kjo është e vërteta

    Insajderi
    24 January 2023 - 20:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Transferimi ‘historik’ i qendrës kroate Karlo Matkovic te Trepça nuk do të ndodh. Të paktën kështu kanë thënë burime të Gazeta Metro brenda klubit mitrovicas.

    Mbrëmë u raportua se Trepça është shumë pranë një marrëveshje me basketbollistin 21-vjeçar, i cili është pjesë e Cedevita Olimpija klub që garon në Aba League dhe EuroCup.

    Mirëpo, burime të Gazeta Metro mohuan raportimet për një transferim të mundshëm të tij duke thënë shkurtimisht se ”nuk është i vërtetë ky lajm”.

    Kroati i lindur në Bosnje e Hercegovinë Matkovic konsiderohet si një nga basketbollistët më të talentuar në Ballkan dhe jo vetëm.

    Ai u përzgjodh nga New Orleans Pelicans si i 52’ti radhazi në Draftin e NBA’së në qershor të vitit të kaluar, si dhe luajti gjatë verës për Pelicans në ligën verore të kompeticionit më të fortë të basketbollit në botë.

    Mirëpo, plani i skuadrës amerikane ishte që ta rikthejnë përsëri në Europë atë për të marrë përvojë më të madhe, siç kishte thënë gazetari i ESPN’së, Endru Lopez.

    Ndryshe, qendra i gjatë 208 centimetra, karrierën profesionale e kishte filluar te Cedevita e Zagrebit, teksa në vitin 2019 ishte i huazuar te OKK Beograd dhe Mega Basket.

    Matkovic në nëntor të 2021 shprehu interesimin e tij për të përfaqësuar Kroacinë në arenën ndërkombëtare, nëse do të merrte ftesë.

    Ai bëri debutimin e tij për kroatët në shkurt të 2022, në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2023 kundër Suedisë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark