×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “E goditi me grusht dhe e kërcënoi” – Raportohet se reperi Fero është arrestuar për dhunë ndaj Arbenitës

    Insajderi
    12 July 2023 - 09:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi gjilanas, Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, shpeshherë është futur në telashe me shtetin. I njohur për shumë vepra të cilat bien ndesh me ligjin, ndër vite atij s’i kanë munguar incidentet të cilat i kanë kushtuar me heqje lirie. E kështu ndodhi gjatë ditës së djeshme, pasi i njëjti u arrestua nën dyshimet për dhunë në familje.

    Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se kësaj here Fero dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, modeles së njohur, Arbenita Ismajli.

    Kjo e fundit e shqetësuar dhe në gjendje të rëndë është larguar nga banesa ku bashkëjeton me të dyshuarin dhe vajzën e tyre dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.

    Sipas dëshmisë së Arbenitës, pas një konflikti verbal me Feron, ai ka eskaluar në dhunë fizike duke e goditur me grusht e më pas ia ka thyer edhe telefonin e saj personal. I njëjti dyshohet ta ketë kërcënuar me jetë, duke i thënë se do e vrasë nëse ia merr vajzën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark