Ezequiel Lavezzi, futbollist i famshëm argjentinas në dekadën e fundit, po përjeton një dramë familjare.
Pasi u shtrua dje në spitalin e Buenos Aires për shkak të mbidozës dhe ndodhet në terapi intensive, mediat kanë zbardhur detaje tragjike të situatës së tij.
Ish-lojtari i kombëtares së Argjentinës u dërgua në spital pasi u plagos me thikë në bark. Mediat latine raportuan se Lavezzi u godit me thikë nga vëllai i tij.
Mirëpo, sipas një gazetareje, ish-ylli i PSG-së e ka goditur veten me thikë.
“Lavezzi ishte në një festë, ku u bë shumë nervoz dhe filloi të sillej çuditërisht. Ai tha se po dëgjonte zëra në kokën e tij, tha se po po e godiste dikush. Ai nga frika filloi të godiste veten me thikë, më pas vëllai i tij reagoi dhe e shpëtoi”, ka thënë gazetarja Berardi.
Gazetarja tregon gjithashtu se Lavezzi ishte i bindur se ish-bashkëshortja e tij Natali, donte të vriste atë.