×
  • Sport
  • Sport

    “E kam refuzuar Kosovën, ndihem mirë që zgjodha Suedinë”, deklarohet Besfort Zeneli

    Insajderi
    03 September 2024 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besfort Zeneli ka konfirmuar edhe zyrtarisht në mediat suedeze se ka refuzuar ftesën e Kombëtares së Kosovës dhe është në pritje të Kombëtares së Suedisë.

    Mesfushori qëndron 21-vjeçar ka qenë një nga yjet e Elfsborg gjatë sezonit me dy gola dhe dy asistime në Allsvenska dhe ndeshjet kualifikuese që e çuan skuadrën ekipin suedez në Ligën e Evropës.

    Zeneli ka bërë gjashtë ndeshje për Kosovën U21 dhe tani është ftuar për ndeshjet e shtatorit të Dardanëve në Ligën e Kombeve, ftesë të cilën lojtarin e ka refuzuar.

    Në një intervistë për mediumin Sportbladet, Zeneli e ka konfirmuar vet që ka refuzuar Kosovën duke thënë se do të dëshironte të luante për kombëtaren suedeze.

    “Unë jam përzgjedhur për Kombëtaren A të Kosovës tani por e kam refuzuar”, ka thënë fillimisht Zeneli për Sportbladet.

    “Tani më takon mua të sigurohem që të luaj aq mirë sa të jem i përzgjedhur për kombëtaren suedeze në të ardhmen”.

    “Ndihem mirë që mora këtë vendim. Suedia është më e drejtë për mua”, shtoi mesfushori.

    Vëllai i madh i Besfortit, Arbër Zeneli më parë kaloi nga përfaqësuesja e Suedisë në nivel kombëtar të të rinjve në kombëtaren A të Kosovës, por kjo nuk ka ndikuar aspak te lojtari i Elfsburgut.

    “Si vëllai ashtu edhe familja më mbështesin plotësisht në vendimin tim. Nuk ka pasur absolutisht asnjë problem”, përfundoi 21-vjeçari.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark