×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “E keni hequr nenin për veteranët e UÇK’së ”- përplasen Tahiri e Murati

    Insajderi
    08 February 2024 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka replikuar ashpër me shefin e grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahirin, lidhur me pagës minimale dhe shpenzimeve kapitale.

    Deputeti Tahiri e akuzoi qeverinë që s’po e rrit pagën minimale.

    Për këtë, ministri Murati thotë se Tahiri e ka pamundësuar rritjen e pagës minimale, që është paraparë prej 250 eurosh.

    “Para se ta akuzojë Tahiri qeverinë se pse s’po e rrit pagën minimale, duhet t’iu tregojë qytetarëve që është ai që ka nënshkruar për ta dërguar në Kushtetuese dhe për t’i lënë mbi 100 mijë qytetarë që do të kishin përfituar nga paga minimale”, tha Murati.

    Ndërkaq Tahiri thotë se kjo u bë për shkak se mendon se paga minimale duhet të jetë 400 euro. Ai ka pasur akuza edhe për largimin e nenit për veteranët e UÇK-së.

    “Ju e keni hequr nenin për veteranët e UÇK-së dhe keni vendosur pagën minimale, pagë e cila nuk ka pagë më të vogël në sektorin privat se 250 euro. Paga minimale në bazë të inflacionit, duhet të jetë së paku 400 euro, siç ka propozuar AAK-ja dhe në këtë bazë ka qenë ankimimi në Gjykatë Kushtetuese, te shohim vendimin dhe me atë vendim do të merremi”, tha Tahiri.

    “Në qoftë se e bëjmë analizën e shpenzimeve kapitale, do të dalin edhe më shumë”, tha më tej Tahiri.

    Për këtë, ministri Murati tha se vitin e kaluar ishte shënuar niveli më i lartë i shpenzimeve kapitale të regjistruara ndonjëherë.

    “Është e pavërtetë ajo për tepricën e parave. Në tre vitet e fundit, buxheti i Kosovës ka operuar me deficit. Kurse vitin e kaluar, ka qenë niveli më i lartë i shpenzimeve kapitale të regjistruara ndonjëherë, me 560 milionë euro. Më e larta më herët ka qenë 534 milionë euro”.

    “Kurse, sa i përket pagës minimale, çka keni pasur ju të bëni, mua më kujtohet që ju në fushatë keni premtuar 1 mijë euro pagë minimale, por kur keni ardhur në pushtet ia keni rritur vetes pagën”, tha Murati.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark