×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    E kishte rrëzuar Gjykata Kushtetuese, por në draft-Statutin e Asociacionit nga FES përdoret termi “Ushtrim i Mbikëqyrjes së Plotë”

    Insajderi
    26 January 2023 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një draft-statut të ri të hartuar nga Fondacioni gjerman Friedrich Ebert Stiftung, i cili edhe do të shpaloset të hënën për publikun, gjendet sërish termi problematik “exercise full overview” për të cilin Gjykata Kushtetuese në vitin 2015 ishte shprehur e brengosur, shkruan Insajderi.

    Në draft statutin e publikuar nga një media, që thuhet të jetë versioni i fundit i hartuar nga FES, termi “ushtron mbikëqyrje të plotë” ose “ushtron vështrim të plotë” është përdorur plot 7 herë.

    Në statutin e ri të FES, Asociacioni “ushtron mbikëqyrje të plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale, për të përmirësuar kujdesin lokal shëndetësor parësor dhe sekondar dhe kujdesin social, për të përmirësuar kujdesin lokal shëndetësor parësor dhe sekondar dhe kujdesin social”.

    Çfarë kishte thënë Gjykata Kushtetuese në vitin 2015 për këtë term problematik?

    Ky term, siç konstatonte GJK është i paqartë dhe nuk ekziston në literaturën juridike apo në jurisprudencë.

    Gjithashtu, një term i tillë nuk ekziston as në bazën e të dhënave të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e as Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, raporton Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark