×
Show

E kritikojnë se po këndon në dialektin e Kosovës, kështu përgjigjet Elvana

Insajderi
28 July 2021 - 12:14
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Elvana Gjata ka reaguar ndaj një ndjekësi që e ka kritikuar për përdorimin e dialektit gegë.

Këngëtarja publikoi së fundmi disa foto të shkëputur nga projekti më i fundit muzikor, “Papa”, që e solli në bashkëpunim me artisten me famë botërore, Inna.

Mesa duket ky koment i është dukur i pavend, që ka vendosur të replikojë.

“A nuk mundesh me këndu një këngë me tekst dhe dialekt shqip se ke mbet tu këndu me tekst e dialekt të Kosovës. Gjithë kosovarët këndojnë me dialektin e tyre kurse ju starat e Shqipërisë e keni bezdi me këndu në dialektin e Shqipërisë”, ka shkruar ndjekësi.

Ndërkohë që Elvana i është përgjigjur: “Ndaje mendjen ku e ke hallin…me shqipen a dialektin pjesë e shqipes, apo me Kosovën…dmth me shqipen prapë”.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark