Skuadra e Mauricio Pochettinos, PSG ka bërë goditje e parë për afatin kalimtar të verës, raporton Insporti.
Nënkampionët e Francës kanë arritur marrëveshje me mesfushorin holandez të Liverpoolit, Gini Wijnaldum, i cili do të nënshkruajë kontratë deri në verën e vitit 2024.
Wijnaldum do të fitojë mbi 10 milionë euro net në vit, që është dyfishi i asaj çfarë fitonte në Liverpool.
Marrëveshja pritet të bëhet zyrtare para fillimit të Kampionatit Evropian./Insporti.com/