Granit Xhaka ka publikuar një video në ‘Tik Tok’ të vajzës së tij, e cila shfaqet duke kënduar e kërcyer nën ritmet e këngës ‘Kuq e Zi’ të Elvana Gjatës.
Bashkëngjitur me videon e cila ka marrë miliona shikimi, 29-vjeçaro ka shkruar edhe fjalën ‘Krenar’.
Futbollisti shqiptar i Kosovës, Granit Xhaka, edhe pse përfaqëson ngjyrat e Zvicrës, është shumë i lidhur me flamurin kuq e zi shqiptar, diçka që ai nuk e ka fshehur kurrë.
Mesa duket ai ndjenjën e partiotizmit e ka përcjellë edhe te vajza e tij, e cila ka lindur në Angli, vendin ku dhe ai luan nën radhët e ekipit të Arsenal.