×
  • Lajme
  • Insajderi

    “E mallkoj dorën e mendjen time që ta dhashë votën”, motra e të vrarit nga grupi i Ivanoviqit i reagon publikisht Kurtit

    Insajderi
    17 January 2023 - 19:43

    Pas deklaratës së kryeministri Kurti në pesë vjetorin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në rrjet vërshuan reagimet negative.

    Shefi i ekzekutivit, Ivanoviqin e kishte quajtur person të përkushtuar ndaj komunitetit të tij dhe “i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”.

    Në profilin zyrtar në facebook të Qeverisë së Kosovës, ka reaguar Flora Peci të cilës grupi i Ivanoviqit ia kishte vrarë vëllain.

    Ajo ka shkruar se Kurti me reagimin e tij ia ka përtirë plagët asaj.

    “Po shkruaj me lot në sy se na i përtërive plagët z.Kurti, po ndezni edhe qirinj për shpirt të tij të prehet në paqe pas krimeve që i bëri në popullin shqiptar”, ka shkruar ajo në postimin e Qeverisë.

    Peci gjithashtu ka shkruajtur se e mallkon dorën dhe mendjen e saj që e votoi kryeministrin Kurti. Ajo shtoi se është e shokuar dhe plot emocione nga ato fjalë.

    “E mallkoj dorën e mendjen time që ta dhashë votën, unë motra e të vrarit nga dora e zezë sllave me urdhër të këtij krimineli. Do të shkruaja ende, po nuk kam forcë se jam e shokuar dhe me plot emocione nga këto fjalë”, thuhet në komentin e saj.

    Komenti i plotë:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark