×
Insajderi

Si talleshin të rinjtë në TikTok me Kobrën para disa vitesh?

Insajderi
17 January 2023 - 18:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra” është zhvendosur para pak ditësh nga burgu i Sigurisë së Lartë në qendrën e paraburgimit në Gjilan. Ai është i dyshuari kryesor për vrasjen e kukësianit Visart Cengu dhe plagosjen e Rufgen Shehut. Por, Kobrën publiku nuk e njeh për herë të parë nga kjo ngjarje.

Edhe përpara se në media të publikohej e kaluara kriminale e tij, Dibran Hoxhaj kishte bërë “boom” me diçka tjetër.

Është pikërisht rrjeti social, “TikTok” ku ai publikoi jetën e tij luksoze me vetura të shtrenjta e stoli ari që kapnin çmime të larta.

Madje, para një viti një trend ishte nisur pikërisht nga Kobra dhe kishte marrë përmasa të mëdha, shkruan Insajderi.

Një video teksa ai dilte nga vetura apo nga hotelet e shtrenjta dhe në sfond një muzikë arabe kishte bërë namin. Të rinjtë kishin filluar ta imitonin atë, diçka që krijoi mjaft të qeshura në “TikTok”.

Teksa qytetarët imitonin “Kobrën” dhe lëvizjet e tij ata gjithashtu kopjonin dukjen me qaforen e tij të arit duke e improvizuar me objekte të tjera.

Si ndodhi ngjarja që tronditi Shqipërinë dhe Kosovën?

Natën e 3 janarit, 31 vjeçari Visart Cengu së bashku me dy shokët e tij, kishin dal për t’u argëtuar. Ata kishin zgjedhur lokalin “Kobra City” për ta kaluar natën e tretë festive të vitit të ri.

Fatura në vlerë prej 400 eurosh, u tha se u bë shkas që Visart Cengu, Rufgen Shehu dhe A.B të përleshen brenda lokalit në fjalë.

Në kohën kur të përmendurit kishin dal nga lokali, në parking i kishte pritur Dibran Hoxhaj. Hoxhaj kishte shtënë me armë në drejtim të veturës së tyre, shkruan Insajderi.

I vrarë mbeti Visart Cengu dhe i plagosur Rufgen Shehu. Ata nuk e ndaluan makinën derisa kaluan kufirin.

“Pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hypin në veturën me targa angleze, për tu larguar, në parkingun e lokalit paraqitet i dyshuari Dibran Hoxhaj, i cili me armë zjarri shtënë në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin Visart Cengu, i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe Rufgen Shehu, i cili kishte qenë në ulësen e përparme. Si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri Visart Cengu, ndërron jetë rrugës për në spital të Kukësit, derisa Rufgen Shehu nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës”, thuhet në dosjen e Prokurorisë./Gazeta Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark