×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “E mekure, gradualiajt”- IHMK-ja e masakron me gabime drejtshkrimore njoftimin për vërshime

    Insajderi
    08 November 2023 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) në njoftimin për mundësi të vërshimeve si pasojë të reshjeve të dendura të shiut ka bërë një sërë gabimesh drejtshkrimore.

    Në njoftimet e rëndësishme parashihet të jenë edhe të kuptueshme për qytetarët, pra gabimet drejtshkrimore s’duhet të vinë në shprehje. Megjithatë, s’është ky rasti me IHMK-në.

    Në njoftimin për paralajmërim për rrezik të vërshimeve vërehen gabime elementare, sikurse mungesa e drejtshkrimit për ditën e mërkurë. Në vend të kësaj, IHMK-ja e ka shkruajtur “e mekure”.

    “Gjatë orëve të paraditës (e mekure 08/11/2023), kan filluar reshje të shiut në tërë vendin, me intenzitet më të lartë nëpër disa zona (veri-perendimore, qëndrore dhe veri-lindore) të cilat mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malorë, të cilat mund të shkaktojnë pengesa në qarkullim, sisteme të kanalizimit, probleme në të gjitha aktivitetet bujqësore, probleme me trafikun, rrezik për rrëshqitje dheu etj”, thuhet në njoftim.

    “Gjatë orëve të pasditës së sotme gradualisht reshjet do të bien në intenzitet dhe shtrirje dhe situata e pergjithshme hidrometeorologjike do të filloj gradualiajt të stabilizohet”, vijon njoftimi, ku ndajfolja gradualisht “masakrohet” nga instituti.

    Gabime drejtshkrimore janë vërejtur edhe tek pjesa ku hidrologu Bashkim Kastrati synon t’i japë merita vetës për njoftimi. Në vend të “përgatiti”, shkruhet “përgaditi”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark