Insajderi
Biznes

E njihni mirë Dizajnin Grafik? – Transformohu.com e ka një vend për ju

Insajderi
26 August 2020 - 14:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E njihni mirë Dizajnin Grafik? – Transformohu.com e ka një vend për ju
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Transformohu është palestra më unike në vend, duke ofrua kushte tejet të mira dhe përkujdesje të lartë ndaj klientëve, e posaçërisht vëmendje të madhe në pastërti të ambientit.

Transformohu është në kërkim të një punëtori/e që njeh mirë dizajnin grafik.

Përshkrimi i punës:

Përgjegjësitë për të performuar detyrat në vijim

  • Përgatitë ilustrime-dizajnë grafike në baza ditore për nevojat e kompanisë
  • Përgatitë promocionet ditore, javore dhe mujore;
  • Paraqet në mënyrë ilustrative konceptet dhe dizajnët e materialeve të kërkuara;
  • Raporton në baza ditore tek udhëheqësi;
  • Të sugjeroje koncepte kreative tek udhëheqësi

Kualifikimet

  • Të jetë fleksibil në oraret e caktuara
  • Kandidatët preferohet që të kenë diplomë Universitare në fushën e dizajnit grafik;
  • Të ketë minimum 1 vit përvojë pune në fusha relevante si advertising, social media, brand identity design;
  • Të jetë kreativ/e për të prodhuar ide dhe koncepte të reja;
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të programeve për dizajnim Corel Draë, Adobe Photoshop, Adobe Illustrator si dhe të HTML5, CSS3, Ajax dhe Javascript.
  • Të ketë njohuri të mirë të gjuhës Angleze (në shkrim dhe në të folur)
  • Të jete i/e aftë të punoj në grup dhe punë individuale.
  • Aftësi të punojë nën presion, në një ambient dinamik pune
  • Të ketë shkathtësi të mira komunikimi në të shkruar dhe verbale
  • Së paku një vjet përvojë pune në fushën përkatëse
  • Të ketë shkathtësi organizative dhe të menaxhimit të kohës.
  • Të jetë profesional, serioz, i shoqërueshëm dhe energjik

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:

  • CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore – universitare;
  • Portfolion
  • Letër Motivuese;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
  • Certifikatat e trajnimeve eventuale;
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (opsionale).

Si anetarë i ekipit të Transformohu ju do të keni:

  • Benefite brenda lokaleve tona, si dhe përqindje për anëtarësime të caktuara brenda fitnesit.
  • Anëtarësim për të përdorur shërbimet dhe lokalet e Transformohu
  • Zbritje në produktet e restoranit.

Ky përshkrim i punës ka për qëllim që të përshkruaj kërkesat e përgjithshme të pozitës. Kjo nuk është një deklaratë e plotë e detyrave, përgjegjësive apo kërkesave. Detyra dhe përgjegjësi të tjera të cilat nuk jane të listuara këtu mund të u ngarkohen sipas nevojës nga ana e menaxhmentit apo superiorit tuaj.

Afati i fundit për aplikim është data 03 Shtator 2020.

Aplikoni duke klikuar KËTU

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark