×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    E nxorri në nominim, Ronaldo nuk përmbahet përball Nitës: Ha bukën kot, lojtare e dështuar

    Insajderi
    09 April 2023 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I mllefosur me daljen në nominim, kur vetëm pak ditë më parë rihyri sërish në shtëpi, Ronaldo nuk i ndali “sulmet” kundejt disa prej banorëve.

    Ai i tha Luizit që të marrë Kiarën e të shijojë kohën me të dhe se nuk ka të drejtë të flasë deri të martën, duke qenë se tani ka hyrë vetë në lojë.

    Ronaldos nuk i del e keqja me Dean, ku herë pas herë e pyet atë se si i kaloi më shumë se 100 ditë në shtëpi.

    Ai madje, ngacmoi edhe Keisin dhe i tha asaj se do i japë një arush ta mbajë në krah si Dea. Sa për Bledin, ai e cilësoi atë burracak, pasi gjithë javën ofendoi Dean, ndërsa në spektakël i kërkoi falje asaj.

    Gjatë kohës që Ronaldo fliste me seriozitet, banorët u shkrinë së qeshuri dhe asnjëri prej tyre nuk e mori seriozisht.

    Madje Luizi e mbështeti, duke i thënë se po bën lojë të fortë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark