Me 9 shkurt i mbush 88 vjet Mirosllav Çiro Bllazheviq, ish trajneri i gjeneratës së artë të klubit të futbollit Prishtina.
Trajneri i trajnerëve në Kroaci, Bllazheviç, po vuan nga sëmundja e kancerit.
Ai shihet më video nëpër Zagreb duke ecur dhe duke u mbajtur në krah të djalit të tij.
Çiro, ditë me parë dha një deklaratë të dhimbshme, duke thënë se nuk e di a ka gjasa që të festojë 88 vjetorin e lindjes.
“Po luftoj, por e di që nuk kam mundësi. Nuk do ta shoh ditëlindjen time”, ka thënë Çiro.
Trajneri i famshëm me Kroacinë fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998, që u mbajt në Francë.