×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “E pabesueshme, të eliminohemi”, tetë familje në gjendje të dobët ekonomike i drejtohen me ankesë MAPL-së

    Insajderi
    09 December 2023 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tetë familje shqiptarë në Leposaviq i janë drejtuar me një ankesë Ministrisë se Administrimit të Pushtetit Lokal, pasi kjo ministri kishte hapur një thirrje për subvencionim në renovim të shtëpive të komunitetit jo shumicë. Këtyre familjeve i doli emri në list, i plotësuan kriteret, por nuk u ftuan për të nënshkruar kontratën.

    Gazeta Insajderi

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kishte hapur një thirrje publike për mbështetje financiare në renovim të shtëpive të komunitetit jo shumicë.

    Në Leposaviq kësaj thirrje, familjet në gjendje të vështirësuar ekonomike i ishin gëzuar. Janë edhe tetë persona që aplikuan, atyre u doli emri si përfitues në listën që doli nga Komisioni për Vlerësimin e Aplikacioneve. Por, që sipas tyre më vonë u hoqën nga lista.

    Të shokuar nga e gjithë kjo ata i janë drejtuar MAPL-së me një ankesë të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi aty theksohet se për ta kjo gjë është e pabesueshme.

    “Përkundër faktit që kemi qënë përfitues të ndihmës financiare, tash kur ka filluar që mjetet financiare të dorëzohen tek përfituesit ne parapritësit e kërkesës kemi kuptuar se nuk jemi pjesë përfitues e kësaj ndihmë financiare. Kjo rrethane me të vërtetë na ka shokuar, sepse ne i kemi plotësuar kriteret për përfitim të kësaj ndihme, dhe jemi shpallur fitues , në listën fituese , ne krejt në fund jemi larguar nga kjo listë. Kjo është e rëndë dhe e pabesueshme të ndodh. Te eliminohemi nga përfitimi i kësaj ndihmë financiare”, shkruan aty.

    Në ankesën e tyre theksohet po ashtu se se pasi janë shpallur fitues janë larguar nga lista, sipas tyre kjo u bë kundërligjshëm.

    Ata thanë se familjet që nuk përfituan mjetet financiare janë në gjendje të vështirë ekonomike.

    Leposaviqi njihet për gjendjen e saj ekonomike të dobët , që ua vështirëson jetesën e familjeve , sidomos të nacionalitetit shqiptar e cila është në pakicë. Duke u nisur nga kjo rrethanë të njëjtit kanë aplikuar për mbështetje financiare për renovimin të shtëpive në thirrjen publike për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive, mundësi kjo e ofruar nga MAPL-ja, dhe që të gjithë i kanë plotësuar kushtet për të përfituar këtë ndihmë financiare për renovimin e shtëpive, sepse të njëjtit jetojnë në kushte të dobta ekonomike . Për më tutje , paraqitësit e kërkesës edhe janë përzgjedhur në listën e përzgjedhur për mbështetje financiare për renovimin e shtëpisë sipas raportit të punuar nga Komisioni“, thuhet aty.

    Lidhur me këto ankesa Insajderi ka dërguar pyetje edhe ministrit të MAPL-së, Elbert Krasniqi por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark