Insajderi
Lajme

“E pamë mbrëmë në çfarë deregje e ka shëndërru kjo parti RTK-në”, Mirena thotë se është për keqardhje që Kurti nuk u pyet për temat kryesore

Insajderi
21 May 2025 - 21:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“E pamë mbrëmë në çfarë deregje e ka shëndërru kjo parti RTK-në”, Mirena thotë se është për keqardhje që Kurti nuk u pyet për temat kryesore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Analisti Ilir Mirena kritikoi fuqishëm qasjen e moderatorit të RTK-së që intervistoi mbrëmë kryeministrin në largim Albin Kurti. Ai tha se temat më të rëndësishme nuk u përmenden në atë intervistë.

Mirena tha se më mirë do të ishte që intervistën ta realizonte “militanti Rilind Gërvalla”.

“E pamë mbrëmë në çfarë deregje e ka shëndërru kjo parti RTK-në, përpjekja për me rregullu gjendjen aty nuk bën me u ndalë asnjëherë. Na me gazetarin mbrëmë qysh e ka bo intervistën të gjithë jemi skandalizu, ma mirë u konë me dal ai militanti që është drejtor Rilind Gërvalla, ish dal intervista edhe ma mirë”, tha Mirena në Pressing.

“Në atë intervistë tema më e rëndësishme nuk u përmend, kriza ekonomike…”, tha Mirena.

Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark