Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti është pritur me picë sot në Obliq.
Përderisa ishte duke ecur përkrahë Vjosa Osmanit, pa pritmas në turmë futet një qytetar, i cili siç duket e kishte përgatitur picën posaçërisht për Kurtin.
“Veç pak na falni, me zemër është bë – mirë se ke ardhë në Kastriot”, dëgjohet duke i thënë Kurtit, qytetari që në duar mbanë picën.
Siç shihet edhe nga pamjet, ndonëse Vjosa Osmani refuzoi picën e ofruar nga qytetari, Faton Peci mori një pjesë.
Si Kurti dhe Peci përgjatë ecjes janë parë teksa kanë shijuar picën e përgatitur nga qytetari i Obiliqit:
Pamjet: