Amir Rrahmani ka shënuar gol të bukur në fitoren e thellë të Napolit ndaj Juventusit në elitën e futbollit të Italisë, në kuadër të xhiros së 18-të.
Napoli në fakt shkatërroi 5:1 Juventusin, që para këtij dueli kishte tetë fitore rresht, pa pranuar asnjë gol.
Të premten mbrëma, napolitanët i shënuan “zonjës së vjetër” pesë gola. Në fund të pjesës së parë, Amir Rrahmani dha një intervistë të shkurtër për DAZN ku tha se duhej të shënonin golin e tretë, të cilin pak minuta më vonë e shënoi vetë.
“Ne duhet të menaxhojmë lojën më mirë dhe të shënojmë edhe golin e tretë” – tha Rrahmani, i cili pastaj në minutën e 55-të shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur.