×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “E pashë nervoz, tha pse keni shku”, Zeqiri tregon se çka i kishte thënë Hovenier kur i ftoi në takim

    Insajderi
    22 June 2023 - 18:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka folur për takimin që kishte pasur me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas situatës që ishte krijuar në veri, kur Zeqiri dhe kryetarët e tjerë ishin futur në objektet e komunave përkatëse me asistimin e Policisë.

    Në atë takim, Zeqiri thotë se kishte parë nervozë te ambasadori amerikan, derisa shtoi se Hovenier i kishte pyetur se pse kanë shkuar në objektin e komunës.

    “Thënë të drejtën pash nervozimin e ambasadorit amerikan. E pashë një nervozë të drejtpërdrejtë. Ambasadori na tha pse keni shku”, ka thënë Zeqiri në Frontal të T7.

    Zeqiri ka thënë se edhe pse ambasadori u kishte kërkuar që të mos dalin në objektet e komunave, Ministri Elbert Krasniqi u ka kërkuar sërish që të dalin në zyret e tyre.

    “Ka pas kërkesë që me shku në komuna, edhe pas kërkesës së ambasadorit. Thojke me shku në komunë”, ka thënë Zeqiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark