×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    “E paske bë m*t”- Biznesmenit Gjoni i ngritet aktakuzë, Insajderi sjell detaje ekskluzive nga dosja

    Insajderi
    11 March 2024 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Biznesmenit nga Shqipëria, Arlend Gjonit, të njohur me nofkën si “Ledi” iu është ngritur aktakuzë për veprën penale “kanosje”. Ai akuzohet se ka kërcënuar me jetë biznesmenin nga Kosova, Driton Shukin, i cili ka qenë në dijeni për një lidhje dashurie të Gjonit me një vajzë. Insajderi ka siguruar detaje ekskluzive nga aktakuza e ngritur për biznesmenin nga Shqipëria, që njihet si problematik edhe në shtetin e Maqedonisë së Veriut.

    Gjoni akuzohet se e ka kanosur me fjalë përmes rrjetit social ‘WhatsApp’ biznesmenin Shuik për një lidhje dashurie. Sipas aktakuzës, më 30 nëntor të vitit që shkoi, Gjoni e ka kanosur me fjalët “atë qe ja kam bere djalit te tezes tende V.A., (ngjarje qe kishte ndodhur në Shkup), ty do ta beje në lule të ballit”.

    Në fjalën e tij para gjykatës, të cilën e ka parë ekskluzivisht Insajderi, biznesmeni Shuki ka pretenduar se djalin e tezes së tij, V.A., e kishte plagosur Arlend Gjoni në hyrje të ndërtesës së të dëmtuarit. Kjo, sipas Gjonit, ka ndodhur pasi që djali i tezes së tij ia kishte ekspozuar lidhjen e dashurisë biznesmenit Shqipëria me vajzën nga Shkupi.

    “…”I tregova, s’mujta me majt ma në veti”, Unë i thashë: “E paske bo m*t por shnosh kofshmi”. Pas kësaj bisede, kaluan 3-4 muaj dhe një natë, ën hyrje të ndërtesës së V.A., vrapon dikush pas dhe e plagos Vullnetin në këmbë. Atëherë është bërë alarm familjar, jemi interesuar të gjithë për rastin dhe pas dy dite, është lajmëruar Arlendi prej Dubait, tek partneri i V.A. dhe i tha mos vraponi me lyp se e këtë e kam bërë unë dhe arsyeja që e kam bërë është se është përzier në punët e mia”, ka deklaruar biznesmeni kosovar para gjykatës.

    Biznesmeni Shuki tutje ka thënë në gjykatë se ka marrë informacione nga “disa qarqe të sigurisë” në Maqedoninë e Veriut që Arlend Gjoni po kërkon njerëz me pagesë nga Maqedonia ose Shqipëria që ta sulmojnë atë në Kosovë.

    “Ai si person, nëpërmjet fotografive dhe shoqërisë, shoqëri të përditshme i ka disa persona që Policia e Maqedonisë, Evropa i ka në kërkim për trafikim të drogës, vrasje, zhdukje”.

    Në përfundim të fjalës së tij, ai e akuzon Gjonin për “krime shumë të rënda” të kryera në Maqedoni të Veriut dhe lidhje të forta me pushtetin atje.

    Ndërkaq biznesmeni nga Shqipëria në fjalën e tij para gjykatës i ka mohuar të gjitha akuzat, përfshi edhe kanosjen që akuzohet që ia ka bërë.

    Kur është pyetur nga prokurori nëse ka pasur qëllim që ta frikësojë ose kërcënojë Shukin, Gjoni e ka mohuar një gjë të tillë.

    “Jo, asnjëherë, duke qenë se ai është edhe familjar i të dashurës sime është diçka absurde që unë të kërcënoj ose kanosi një person të familjes së të dashurës”, ka thënë Gjoni.

    “Dua të shtoj se sa i përket Driton Shukit se i njëjti pas denoncimit që më ka paraqitur në Policinë e Kosovës ka ardhur dhe është takuar me mua. Nëse i njëjti do të ndihej i kërcënuar nga unë, pse do të takohej atëherë me mua? Andaj sa i përket këtij rasti e ndiej vetën plotësisht të pafajshëm”, ka thënë Gjoni në gjykatë.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se “veprimet inkriminuese të pandehurit qëndrojnë të gjitha elementet e veprës penale për të cilat është akuzuar”.

    Arlend Gjoni dhe miqësia kriminale e tij

    Arlend Gjoni që u arrestua në Kosovë nën dyshimin për kanosje të biznesmenit Driton Shuki ka edhe një histori tjetër me miqësi e biznese.

    Gazeta Insajderi ka siguruar fotografi të shoqërimit të tij me Sheval Muharremin, i njohur si “bosi i Gërçecit” tashmë në kërkim nga autoritetet maqedonase dhe ato ndërkombëtare.

    Ai u shoqërua edhe me Orhan Bajramin, biznesmenin e vrarë në Greqi.

    Hulumtimi i Insajderit ka gjetur se ai ka lidhje biznesore edhe me te birin e Tom Doshit, të cilit SPAK ia ndaloi aktivitetin politik si shkak i pasurisë së fshehur.

    Gjoni ka fotografi përkrah me dy themelues të grupit kriminal “Gërçeci”. Në të majtën e tij është Muharremi, narkodileri ndërkombëtar i cili u shpall në kërkim në janar të këtij viti nga vetë Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski. Ndërkaq, në të djathtën e tij është Orhan Bajrami, i njohur si ‘Oki’, i cili u vra këtë vit në Greqi.

    Shevali dyshohet që bashkërisht me Orhan Bajramin i vrarë në Greqi verën e kaluar dhe Jeton Krivanjevën i vrarë në “Shisha Bar” në Shkup kanë krijuar grupin kriminal në të cilin janë bashkuar më shumë persona që mes tjerash kanë kryer vrasje dhe tentim vrasje.

    Sipas policisë, në vitin 2021 nga ky grup është vrarë Afrim Berisha dhe Burim Vardari, ndërsa në vitin 2020 është vrarë një shtetas i Shqipërisë.

    Grupi hetimor ka konstatuar se pas tentativës për vrasje ndaj Boris Mutkov-Fantom në vitin 2019 në Bardovcë qëndron grupi i krijuar nga Muharremi, Krivanjeva dhe Bajrami.

    Gjatë vitit që shkoi në Prishtinë u ekzekutua Blerim Daci nga Çairi, emër ky që në mediat maqedonase përfolej si autori i vrasjes së Jeton Krivanjevës, pjesës së bandës “Gërçeci”.

    Shevali dyshohet që bashkërisht me Orhan Bajramin i vrarë në Greqi verën e kaluar dhe Jeton Krivanjevën i vrarë në “Shisha Bar” në Shkup kanë krijuar grupin kriminal në të cilin janë bashkuar më shumë persona që mes tjerash kanë kryer vrasje dhe tentim vrasje.

    Sipas policisë, në vitin 2021 nga ky grup është vrarë Afrim Berisha dhe Burim Vardari, ndërsa në vitin 2020 është vrarë një shtetas i Shqipërisë.

    Grupi hetimor ka konstatuar se pas tentativës për vrasje ndaj Boris Mutkov-Fantom në vitin 2019 në Bardovcë qëndron grupi i krijuar nga Muharremi, Krivanjeva dhe Bajrami.

    Gjatë vitit që shkoi në Prishtinë u ekzekutua Blerim Daci nga Çairi, emër ky që në mediat maqedonase përfolej si autori i vrasjes së Jeton Krivanjevës, pjesës së bandës “Gërçeci”.

    Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoni, Oliver Spasovski pati thënë se opinioni do të çuditet me disa emra të cilët do t’i nxjerr hetimi në të ardhmen për grupin e Sheval Muharremit, me të cilin shoqërohej Gjoni.

    “Është shumë i rëndësishme fakti se jemi pjesë e grupit “LIMIT” që punon ekskluzivisht me shfrytëzimin e të dhënave nga data baza e “SKY”, platformë të cilën neve nuk mundemi vetëm ta shfrytëzojmë. Këto hetime vazhdojnë edhe tutje dhe do të punohet ende. Ka shumë të dhëna dhe kemi vërtetuar se ka persona nga institucionet e shtetit që ishin bashkëpunëtor të grupit kriminal. Do të jeni dëshmitar të shumë zhvillimeve në të ardhmen, ndërsa ndonjëherë do të çuditeni edhe me emrat që do të dalin”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministri i Brendshëm.

    Në emër të Gjonit po ashtu figuron firma iFuel.

    Biznesi ‘iFuel’ aktivitet biznesor ka tregtimin me pakicë të karburanteve dhe transportit të tij. Po ashtu, në bazë të përshkrimit në platformën ‘OpenCorporates’ thuhet se firma në pronësi të Arlend Gjonit bën edhe eksportimin jashtë vendit të produkteve të ndryshme industriale.

    Bashkëpronar i kësaj kompanie figuron djali i ish-deputetit të Shqipërisë Tom Doshit, James Doshi. Sipas mediave në Shqipëri, ai ka blerë 49 për qind të aksioneve të kompanisë së biznesmenit shqiptar të arrestuar për kanosjen e Shukit.

    Tom Doshi është në listën e zezë amerikane, i cili dyshohet për pastrim parash, korrupsion dhe skema mashtruese.

    Deputeti Doshi dhe familja e tij ndalohen të shkojnë në SHBA. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark