×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    E plagosura me armë zjarri që po trajtohet në Emergjencë është grua

    Insajderi
    26 March 2024 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Viktima që ka vdekur si pasojë e sulmit me armë zjarri në Prishtinë në mbrëmjen e së martës është i gjinisë mashkullore. Ndërkaq, viktima tjetër që ka marrë plagë dhe është dërguar në Emergjencën e QKUK’së është e gjinisë femërore.

    Këto detaje për Gazetën Insajderi i ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    Insajderi s’ka arritur të gjejë nëse ka pasur ndonjëlloj afërsie familjare mes viktimave.

    “Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë”, ka thënë Borovci.

    “Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka shtuar ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark