×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    E postoi armën pa leje në rrjetet sociale, arrestohet ferizajsi

    Insajderi
    29 November 2023 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje në Ferizaj.

    45 vjeçari kishte publikuar armën e zjarrit në rrjetet sociale dhe pas një pune intensive të policisë, i dyshuari është identifikuar dhe është shoqëruar në polici për intervistim.

    “Është shoqëruar në stacionin e policisë personi R.F ( M/K) i moshës 45 vjeçar dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa arma e zjarrit është konfiskuar”, njofton policia.

    Rasti është cilësuar ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark