×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    E pranon ish-boksieri i njohur ukrainas: Kemi vrarë gjashtë persona

    Insajderi
    04 March 2022 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-boksieri i mirënjohur, Vitaly Klitschko, ka pranuar se ka vrarë gjashtë persona duke mbrojtur Ukrainën kundër pushtimit rus.

    Kryebashkiaku aktual i Kievit po lufton në vijën e parë së bashku me vëllain dhe ish-kampionin e botës në peshë të rëndë, Vladimir, pasi dyshja zgjodhi të rrëmbejë armët kundër ushtrisë së presidentit rus Vladimir Putin.

    Në një intervistë me “Sky News”, 50-vjeçari u mor në pyetje mbi raportet që sugjeronin se forcat ukrainase po kërkonin grupe të veçanta ruse brenda kryeqytetit.

    Kur u pyet se sa “i suksesshëm” kishte qenë operacioni një natë më parë, Vitali u përgjigj: “Ne vramë disa njerëz, mendoj se gjashtë persona natën e kaluar”.

    Vitali shtoi se populli ukrainas do të luftojë për aq kohë sa duhet për të mbrojtur atdheun e tij, ndërsa udhëzon rusët të ‘kthehen në shtëpi’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark