E pranon Patrisi: Me Tunën i kemi prishur raportet, komunikojmë vetëm me e-mail - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    E pranon Patrisi: Me Tunën i kemi prishur raportet, komunikojmë vetëm me e-mail

    Insajderi
    03 January 2021 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Robert dhe Patris Berisha kanë rrëfyer se si janë pajtuar me njëri-tjetrin, pas sherrit të shumëpërfolur që patën, për shkak të ish-bashkëshortes së Patrisit, këngëtares Tuna Sejdiu.

    Ata u shprehën se tani kanë bërë paqe dhe harxhojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin. Patrisi tregoi se ishte ai personi që e mori hapin i pari për tu pajtuar me të vëllain. “


    “Unë e marr hapin i pari. Lëshoj pe gjithmonë, jo vetëm me vëllain,”- është përgjigjur Patrisi.

    Në program, Patrisi pranoi se tashmë nuk është më me Tunën.

    Por gjithsesi, ai shtoi se nuk është as beqar dhe se lidhja mes tyre është shumë e komplikuar.

    “Ende nuk ka kurrfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është complicated, në rrjedhje të lirë. Tash vetëm me e-mail komunikojmë se në telefon i kemi prishur marrëdhëniet. Me e-mail se me telefon ti pëlcet menjëherë dhe përlahesh, ndërsa në e-mail e fshin dhe e shkruan prapë dhe kështu e mban raportin të shëndoshë,”- u shpreh Patrisi në një emision televiziv


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark