Insajderi
Lajme

I quajti “langarecë”, fermeri Çeku ia publikon Adriana Matoshit dokumentin ku vajza e saj u kap me lëndë narkotike

Insajderi
07 July 2026 - 12:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I quajti “langarecë”, fermeri Çeku ia publikon Adriana Matoshit dokumentin ku vajza e saj u kap me lëndë narkotike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fermeri Tafë Çeku i ka reaguar Adriana Matoshit nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila së fundmi ka ‘shpërthyer’ me akuza ndaj deputetëve të opozitës dhe disa personaliteteve që i dolën në mbështetje fabrikës së qumështit në Istog rreth zhvillimeve të fundit.

“Kjo shoqni eshte shume n’situate t’rond. Domethon shteti ka ardhe ne pozite me luftu njerez qe na demtojne shendetin, n’anen tjeter dalin langarecat e mbrojne njerin qe don me na shkaktu semundje. N’vend se me raportu, kta e mbrojne te keqen”, tha ajo.

Kësaj deklarate, Çeku i ka reaguar duke ia pubikuar dokumentin e Kaona Sylejmanit, vajzës së Matoshit, e cila ishte kapur me substanca narkotike nga Policia e Kosovës.

“Unë nuk e helmoj popullin tim se me gjak e kom mbrojtë bashkë më babë e vllaznit, ju jeni të helmuar familjarisht”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark