Insajderi
Botë

E rëndë në Greqi, grabitësit hyjnë në banesë dhe vrasin pronaren, e bija e gjeti nënën të përgjakur

Insajderi
31 October 2025 - 19:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E rëndë në Greqi, grabitësit hyjnë në banesë dhe vrasin pronaren, e bija e gjeti nënën të përgjakur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ditën e sotme, ku grabitës ende të paidentifikuar hynë me forcë në një shtëpi në Salaminë dhe vranë një grua.

Viktima është një grua 75-vjeçare, e cila u gjet e pajetë nga vajza e saj pasditen e sotme.

Sipas informacioneve, kamerat e sigurisë regjistruan grabitësit duke thyer një dritare në shtëpinë e gruas së moshuar dhe duke hyrë brenda.

Sipas të njëjtave informacione, 75-vjeçarja u gjet e vdekur brenda shtëpisë nga vajza e saj. Gruaja e moshuar ka lëndime në kokë, që janë shkaktuar nga autorët në përpjekje për ta grbaitur apo detyruar të tregonte se ku mbante paratë.

Nuk ka ende informacione të detajuara mbi identitetin apo kombësinë e autorëve, teksa hetimet janë aktive.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark