×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë në Tiranë: 52-vjeçari godet me thikë në qafë e trup bashkëshorten

    Insajderi
    23 May 2024 - 08:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pas mesnate në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Sipas policisë një 52-vjeçar ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë bashkëshorten. 46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua me akuzën e tentativës së vrasjes.

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 23.05.2024, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe.

    46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark