×
  • Lajme
  • Insajderi

    E rrahu keq zyrtaren policore – Prokuroria merr hapin tjetër ndaj rreshterit nga Peja

    Insajderi
    16 May 2022 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rreshterit, Senad Hamzic i cili po dyshohet se ka rrahur brutalisht një zyrtare policore, me të cilën dyshohet se ishin në lidhje dashurie pritet t’i caktohet masa e paraburgimit sot.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Niqki duke mos dhënë detaje tjera.

    “Gjatë ditës prokurori i çështjes do të bëjë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit në gjykatën kompetente”, tha Nikqi për Insajderin.

    Sipas burimeve të Insajderit, rrahje po dyshohet ka ndodhur përderisa të dy ishin jashtë detyrës zyrtare.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se viktima është zyrtarja policore, F.K.

    Rreshteri Hamzic tanimë ndodhet në mbajtje.

    “Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë në paraburgim, nën dyshimin, lëndim i rëndë trupor”, thuhej në njoftim.

    Sipas hetimeve të para dyshohet se motivet e rrahjes së zyrtares policore nga rreshteri nuk lidhen me punën. Dyshohet se gjithçka lidhet me aspektin personale, pasi që rreshteri Hamzic dhe zyrtarja F.K ishin në lidhje dashurie e pasi kjo e fundit ka nisur një lidhje tjetër tek rreshteri janë shfaqur elemente xhelozie.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark