×
  • Showbiz
  • Show

    “E shëmtuar”, gruaja e Elgit Dodës i reagon ashpër produksionit të “Big Brother”

    Insajderi
    08 March 2023 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Si lidere e shtëpisë, Kiara Titos mbrëmjen e djeshme iu dha një avantazh në lojë, ku ajo pati mundësi të merrte informacion nga jashtë, si ishte interpretuar loja e saj deri tani në “BBV”.

    Produksioni kishte përgatitur për të një klip me disa nga titujt e lajmeve që kanë qarkulluar këto kohë në lidhje me të dhe situatat që është përfshirë brenda shtëpisë, ku pjesë e klipit ishte edhe reagimi i Efit në lidhje me konfliktin e saj të fundit me Luizin.

    E gjitha kjo përnjëherësh ishte si një tronditje për Kiarën, e cila doli shumë e prekur nga dhoma e rrëfimit.

    Në lidhje me këtë avantazh, pra informacionin që iu dha nga jashtë ka reaguar edhe shoqja e Kiarës, Klea Huta, e cila është edhe bashkëshortja e producentit, Elgit Doda.

    Klea dhe Elgit

    Kjo e fundit me anë të një postimi në Instastory, ka shprehur revoltën e saj për klipin që iu servir Kiarës, duke e cilësuar një përmbledhje të shëmtuar.

    Klea Huta-reagim

    Përpos kësaj, Klea ka ndarë në Instagram edhe kuptimin e fjalës avantazh në fjalor,, duke dashur të tregojë që kjo fjalë do të thotë një përfitim, një epërsi dhe jo një goditje që sipas saj iu bë Kiara Titos.

    Klea Huta-reagim

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark