×
  • Showbiz
  • Show

    E thjesht por e bukur, dieta dhe rutina e ushtrimeve të Dua Lipës

    Insajderi
    03 December 2021 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dua Lipa mund të ketë fituar shumë çmime për talentin e saj muzikor, por ajo meriton çmim edhe për dukjen fantastike të fizikut të saj.

    Koreografit e kërcimit të saj së fundmi në ngjarje madhështore janë po aq mbresëlënëse sa edhe fiziku i saj, dhe është e sigurt të thuhet se një stërvitje e tillë në skenë do të kërkonte një durim serioz për t’u ekzekutuar.

    Më poshtë ua sjellim rutinën dhe rregullat që ndjek ylli shqiptar për një fizik mahnitës:

    Ushtrime: Stërvitje 15-minutëshe

    Këngëtarja shqiptare bëri bujë kur në një intervistë zbuloi se bën vetëm 15 minuta ushtrime në ditë… dhe funksionon. “Është një stërvitje me intervale intensive, por është kaq e shpejtë, ka mbaruar ende pa filluar!” shpjegoi ajo.

    Në axhendën e stërvitjes janë lëvizjet me intensitet të lartë të dizajnuara për të nxjerrë rezultate maksimale duke rritur rrahjet e zemrës. Jo shumë argëtuese, por për 15 minuta është super e vlefshme.

    Dieta: Gatim në shtëpi

    Duke qenë se ajo u largua nga shtëpia si adoleshente, Lipa duhej të mësohej të ishte e pavarur, e cila përfshinte të mësonte se si të përgatiste vetë vaktet e saj. Këto ditë, ajo mezi pret të gatuajë në shtëpi kur nuk është në turne me koncerte.

    Për më tepër, këngëtarja, e cila flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, e do shumë ushqimin tradicional shqiptar. “Unë e dua byrekun dhe piten”, tha ajo në një emision televiziv britanik, duke iu referuar gatimeve të shijshme që janë të njohura në vendin tonë.

    Ushtrime: Boks

    Kur nuk është e zënë në turne, Lipa i kthehet boksit, një stërvitje e favorizuar gjithashtu nga yje si kunata e saj Gigi Hadid dhe Gisele Bündchen. “Më pëlqen boksi në kohën time të lirë. Më pëlqen ta bëj atë për fitnes dhe më pëlqen ta bëj atë vetëm për të pastruar mendjen time. Më pëlqen shumë. Më pëlqen që është padyshim një stërvitje për të gjithë trupin. Që nga fillimi i stërvitjes së boksit kam qenë në formën më të mirë ndonjëherë. Është gjithashtu një qetësues i madh i stresit”.

    Dieta: Rostiçeri para stërvitjes

    Për të qëndruar e ngarkuar për stërvitjet dhe performancat e saj në skenë, Lipa ushqehet me ushqime natyrale të shëndetshme dhe me shumë proteina. Rostiçeria e saj i preferuar para stërvitjes? “Banane dhe gjalpë shqeme”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark