×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    E thotë Dardan Sejdiu, për shkak të Qeverisë Kurti, Kosova në dialog me Serbinë po trajtohet si palë e jo më si temë

    Insajderi
    01 November 2021 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu ka komentuar punën mbi 8 mujore të Qeverisë Kurti 2. Sejdiu dha vlerësimin e tij sa i përket qasjes së kësaj qeverie karshi dialogut me Serbinë.

    Në intervistë për Insajderin, Sejdiu është shprehur se falë Qeverisë Kurti, Kosova në bisedime po trajtohet njësojë si Serbia. Si palë dhe jo si temë diskutimi.

    Sipas tij, nuk mund të thuhet që qeveria aktuale është sjellë njësojë si qeveritë e kaluara lidhur me dialogun.

    “Besoj që pozicioni i zotëri Kurtit është pozicioni i cili deri tash nuk ka qenë pozicion problematik. Mendoj që e ka ripozicionu Kosovën mirë, mendoj që rruga që e ka zgjedh, që mundohet ta bëjë Kosovën palë të barabartë e jo temë të diskutimeve është pozicion dhe orvatje e mirë. Sa do të jetë e suksesshme koha do të tregojë por deri tash nuk mund të them që zotëri Kurti karshi dialogut me Serbinë është sillur në mënyrë të njëjtë si qeveritë e kaluara”, tha ai për Insajderin.

    “Ndonëse ka pasur kritika të shumta sepse ka një dallim prej retorikës opozitare dhe punës në pushtet por gjithsesi ideja për të cilën po flet është që Kosova, të jetë palë e barabartë në diskutime me Serbinë dhe jo temë dhe në këtë drejtim ky është lajm i mirë”, u shpreh Sejdiu.

    Mes tjerash ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se ndaj Qeverisë Kurti për temën e dialogut nga ndërkombëtarë nuk ka pasur presion. Thekson se kjo qeveri sipas tij ka qëndrime të qarta se si do ta trajtojë këtë temë.

    “E dyta sa i përket dialogut, ripozicionimi i qartë që çkado që të jetë përveç njohjes dhe vetëm për njohje dhe kjo është gjithashtu një lajm tjetër i mirë dhe në këtë drejtim mendoj që qeveria Kurti ka ecur mirë e mbarë sa i përket mendimit tim. Se sa do të jetë ky pozicion konsistent sa do t’i qëndrojë deri në fund do të shohim. Presioni ndërkombëtar nuk ka ardhë, nuk ka ndodhë ose së paku se kemi parë por duket që e ka një ide të qartë së si do ta tratojë një prej temave kryesore tash e 10 vite”, ka deklaruar Sejdiu.

    Intervista e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark