Skena të shëmtuara janë regjistruar para duelit mes Merseille dhe Lyon, i vlefshëm për kampionatin francez.
Fabio Groso, ish-kampioni i botës me Italinë, aktualish, trajneri i Lionit, u plagos në fytyrë dhe u detyrua të kërkonte trajtim mjekësor për dëmtimet e tij.
Tifozët e Marseille, sulmuan autobusin e Lyonit, duke thyer dy xhama, nga ku mbeti i plagosur edhe Groso.
Pamje të përgjakshme, që nuk kanë lidhje aspak me një ndeshje futbolli.
Fasha që mbështjell kokën e tij dhe mbulon syrin e majtë i dërgon të dridhura në shtyllën kurrizore.
Pas këyre skenave të turpshme, ndeshja në mes Marseille dhe Lyon është SUSPENDUAR.