×
  • Showbiz
  • Show

    E tradhtoi i fejuari me shoqen e ngushtë – Kjo është modelja që hyri në BBVK

    Insajderi
    21 October 2023 - 00:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Konkurrentja e radhës e Big Brother VIP Kosova, është Vesa Vllasaliu.

    Blogerja, njëherësh shumë aktive në rrjetin social TikTok, është ish e fejuara e futbollistit shqiptar, Mërgim Berishës.

    Vesa së fundmi ka zbuluar se Mërgimi e ka tradhtuar me shoqen e saj të ngushtë, me të cilën është martuar tani.

    Në një intervistë të fundit, Vllasaliu thekson se është lënduar tejet shumë, por që e ka tejkaluar tashmë këtë.

    Në rrëfimin e bërë më parë, Vesa u shpreh që Berisha bënte jetë të shfrenuar dhe se e priste në shtëpi deri në orët e hershme të mëngjesit.

    “Tri vite lidhje, rreth dy vite fejesë, kemi jetuar bashkë për një vjet e gjysmë dhe më nxori nga shtëpia dy muaj para dasmës, sepse faktet ishin shumë të rënda për të. 3 javë pasi marrëdhënia e jonë mori fund, njerëzit e panë me një person të ri dhe tash ai e ka shfaqur këtë hapur në rrjetet sociale. Të lutem, më lër të qetë”, ishte shprehur modelja nga Kosova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark