Insajderi
Botë

E trishtë: Raportohet se një person i ka vënë zjarrin vetës në Zvicër në autobus, gjashtë të vdekur

Insajderi
10 March 2026 - 23:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E trishtë: Raportohet se një person i ka vënë zjarrin vetës në Zvicër në autobus, gjashtë të vdekur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe të tjerë janë lënduar pasi një autobus u përfshi nga flakët në një qytet në Zvicrën perëndimore, sipas policisë zvicerane.

Siç raporton BBC, incidenti ndodhi të martën në mbrëmje në Kerzers në kantonin Fribourg, rreth 20 km nga kryeqyteti zviceran, Berni, përcjell Insajderi.

Autoritetet zvicerane po realizojnë operacion shpëtimi, teksa mediat lokale raportuan se një helikopter kishte arritur në vendngjarje.

Nuk ka ende një version zyrtar lidhur me këtë rast.

Videoja e postuar nga mediat lokale tregon një autobus në flakë dhe një banor vendas përmendi se pa tym të dendur.

Në rrjetet sociale po raportohet se një person i ka vënë zjarrin vetës në autobus, duke çuar deri në fatalitet edhe tek të tjerët. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark