×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “E turpshme, nuk kam fjalë si ta shpjegoj”, Duro e ka të vështirë ta besojë eliminimin

    Insajderi
    29 July 2022 - 09:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shpëtim Duro është shfaqur tejet i zhgënjyer në intervistën e dhënë pas ndeshjes kundër Petrokubit.

    Laçi u eliminua pas humbjes 1-4 në “Elbasan Arena”, fakt të cilin trajneri i kurbinasve e ka të vështirë ta besoj.

    Duro ka folur për mikrofonin e “Supersport”-it, ku ka thënë se ishte një humbje e turpshme, të cilën nuk gjen fjalët se si ta përshkruajë.

    “Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë humbje, Në pjesën e parë ishim në avantazh dhe pjesën e dytë e nisëm mirë. Patëm raste për të bërë edhe golin e dytë, por pas golit të barazimit, u shpërfytyruam totalisht. Ishim të dërrmuar psikologjikisht dhe ishte një humbje e turpshme, por nuk di si t’i shpjegoj 30 minutat e fundit.

    Komplimente për Mazrekajn, që edhe sot ishte protagonist. Edhe në disavantazh ishte i vetmi që luante futboll. Adeleke mund të mos tregohej aq egoist, pasi duhej të mbyllnim ndeshjen, por edhe këto episode ndikojnë ne fatin e një takimi.

    Mungesa e mesfushës së sezonit të kaluar? Ajo ishte një treshe shumë e konsoliduar dhe sot u detyrova të luaj me Zarubicën në pjesën e dytë, pasi mungonte edhe Spahiu për shkak kartoni. Babatunde e justifikoi pjesën e parë, por vuajti në të dytën. Është mesfushë e improvizuar dhe besoj që aty është pika jonë më e dobët“, ka deklaruar Shpëtim Duro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark