Erzeni do të ndeshet ditën e sotme ndaj Partizanit në orën 19:00.
Edhe pse zakonisht është trajneri apo kapiteni i cili motivon grupin, këtë herë ky motivim ka ardhur nga Milano për klubin e Erzenit. Javier Zanetti, legjenda e Interit, ka dërguar një videomesazh në drejtim të Erzenit për t’i karikuar në prag të ndeshjes ndaj “demave”.
“Për të gjithë skuadrën e Erzenit, për presidentin tuaj, një puthje nga larg dhe një përqafim të fortë. Iu uroj fat për ndeshjen e nesërme. Ndeshje e madhe, shkojmë, nuk dorëzohemi!”, dëgjohet të thotë Zanetti.