×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    E veja e Navalny bën thirrje për protestë kundër Putinit ditën e zgjedhjeve

    Insajderi
    06 March 2024 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    E veja e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny të mërkurën u bëri thirrje rusëve të protestojnë kundër Vladimir Putin në ditën e zgjedhjeve, duke krijuar radhë të gjata jashtë qendrave të votimit.

    “Ne duhet të shkojmë në qendrën e votimit në një ditë të caktuar në një orar të caktuar: 17 mars ora 12:00.

    Ju mund të votoni për çdo kandidat përveç Putinit. Ju mund të prishni fletën e votimit. Mund të shkruani‘Navalny’ me shkronja të mëdha”, tha Yulia Navalnaya në një video të postuar në rrjetet sociale.

    Pavarësisht shtypje në Rusi, shumë mbështetës të Navalny morën pjesë në funeralin e tij, ose protestuan kundër regjimit të Putinit./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark